SPORT

Romelu Lukaku shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Danimarkë – Belgjikë

Belgjika ka fituar ndaj Danimarkës me përmbysje.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Danimarkës, pas golit të Poulsen, i cili realizoi pas 98 sekondave lojë.

Ndërkaq në pjesën e dytë, Belgjika u ringjall dhe shënoi dy herë.

Inkuadrimi i Kevin De Bruyne ndikoi, pasi ai fillimisht asistoi tek goli i Hazard, e më pas edhe shënoi golin e fitores.

Lojtari më i mirë i këtij ballafaqimi u shpall Romelu Lukaku.

UEFA e vlerësoi atë si lojtarin më të mirë në këtë sfidë.