KULTURË

Romani “Psycho” rrëfen edhe për aktualitetin fatkeq në Kosovë

Temat përveç që janë pikante në romanin e zhanrit më të ri triler “Psycho” të Ilir Muharremit të shkruar me një gjuhë prozaike, poetike e herë dramatike   prekin edhe realitetin e zymtë në Kosovë. Konkretisht milionerët, ndërkombëtarët të cilët i shfrytëzojnë femrat e reja të varfra, thjeshtë me para mund të blesh gjithçka.

Fragmentet janë si rrufeja, godasin në nënqiellin letrar, por jo vetëm këtë nënqiell, por edhe lexuesi i thjeshtë mund të akomodohet me këtë roman. Andaj, lexues kudo që jeni, librin mund ta gjeni te libraria “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë. Lexojeni këtë roman sepse është më shumë se roman thyen çdo tabu dhe liron shfrenimin. Në të do të ndjeheni shumë të lirë.

Në vazhdimësi po ju sjellim disa fragmente për realitetin në Kosovë:

Kosova është një ëndërr zotëri, ëndërr për ndërkombëtaret dhe peshqit e mëdhenj te ne, ëndërr e artë edhe e tymtë do t’ju dalë. Po zonjë, ata  bredhin me makina luksoze, derisa qytetarët e thjeshtë ëndërrojnë me biçikleta të zeza. Milionerët rrotullojnë kokat në retë e bakërta, kinse janë të ngritur, dhe më nuk i  gjen në tokë. Kanë ikur me mijëra kilometra larg drejt ishujve të milionerëve. Ata çdo ditë i lutën zotave që mos mbarojnë prapa qelive të reja. Duken si majmunë përrallorë e dashura zonjë dhe si milionerë xhuxhë. Shpirti i tyre ka shterpësinë. Një ditë këta do vdesin apo do vetëvriten  nëse kanë ndërgjegje nga mëkatet e tyre….

    Më duket se e lëshova veten, e pranoj zonjë! Mirëpo, kam dëshirë ta kuptoni këtë popull, qytet dhe mentalitet të shthurur. Apo të hyjmë në zemrën e gjërave, sepse ne jetojmë në këtë zemër. E keni vërejt, nga gjithë shtete e Evropës, Kosova ngjanë si ferr, natyrisht e populluar me ëndrra të këqija. Kur vijmë nga jashtë, ndërsa endemi nëpër Kosovë, jeta, pra krimet e milionerëve, bëhen të dendura. Ah këta rrathë të ferrit! Disi më duket që e kam vështirë të ju rendis në muhabetin tim, kam dëshirë të rrëfehem zonjë. Pasi ju po i kuptoni këto, pse ne jemi qendra e të gjithëve edhe pse ndodhemi si në skaj, zotëri? Duhet të jesh i ndjeshëm t’i kuptosh këto fenomene zonjë. Këta pallues të femrave të reja nuk mund të shkojnë më tej. Të gjithë ata që erdhën nga skajet e botës janë pallues të shfrenuar. Të mpirë, ata vijnë të kërkojnë ndonjë zonjë, ta pallojnë mirë e lirë, por unë i pres aty….

Qenka vërtet vend i krimineleve të pasur dhe të varfër, zotëri. Ma sill edhe një gotë uiski zonjë. Unë gjendjen time e shoh shumë më të lakmueshme zonjë. Unë asnjëherë nuk isha në gjendje të vrisja time shoqe, vetëm i dilja në mbrojtje. Edhe këtyre vrasësve do u dilja në mbrojtje, me arsye të jenë vrasës të mirë, ashtu siç i njoh disa të tjerë në filma të egër dhe të pashpirt. Mënyra sesi e përcjellë situatën te ne më jep kënaqësi. Gëzohem shumë për jetën time profesionale, kurrë nuk më qortonin. Besomë kurrë nuk pranoj para, ryshfete, të shisja veten, rivalin e shikoja drejt në sy, zemra e tij dukej si e pulës kur shikoheshim drejtpërdrejtë. Kurrë nuk e kam lavdëruar presidentin e shtetit tim për të krijuar miqësi e pastaj “benificione”.  Kam pasur rastin të më ofrojnë mirënjohje të cilën e kam kthyer mbrapsht. Fundja kurrë nuk kam kërkuar para nga ta, asnjëherë nuk i bija daulleve ta vë në dukje këtë….