SPORT

Roma kërkon Ruganin, alternativ është edhe Lovren

Roma është ende në bisedime me Liverpoolin për Dejan Lovren, si dhe mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani, por kanë në dispozicion vetëm njëzet milionë euro.

Burime të shumta të mediave italiane thonë se lojtari i kampionit italian praktikisht është futbollist i Giallorossëve, ku kjo e fundit do të ndanë pesë milionë euro për huazimin me detyrimin që ta blejnë në fund të sezonit për 25 milionë sosh.
Por, ESPN pretendon se të kryeqytetasit italian janë në bisedime të thelluara me klubin anglez dhe gjërat do të definohen brenda javës së ardhshme.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Liverpool është i përgatitur të ulë çmimin e kërkuar për Lovren nga 25 milion në 20 milionë euro pasi që për lojtarin ka shprehur interesim edhe Milani.

Lovren ka rënë dakord me kushtet personale me Giallorossit, i cili do të merrte një pagë vjetore prej katër milionë eurove.

Ndryshe, Roma janë duke u munduar të përforcojnë radhët e veta para fillimit të sezonit të ri në Serie A.