SPORT

Roma arrin marrëveshjen me Pedron, pritet vetëm firma mbi kontrat

Në fund të këtij sezoni, sulmuesit spanjoll Pedro Rodriguez i përfundon kontrata me klubin e Chelseat në Premier League. Rinovimi nuk është në planet e skuadrës anglese, pasi ish-futbollisti i Barcelonës nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të bluve të londrës, Franke Lampard.

Dhe duke parë situatatën, klubi i Romës dëshiron të përftojë dhe të firmosë me Pedron.

Verdhekuqtë i kanë ofruar sulmuesit një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një të tretë dhe me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, plus bonuset e lidhura me paraqitjet, ndërsa parimisht palët kanë rënë dakord.

Burime pranë klubit kryeqytetas thonë se pritet vetëm normalizimi i situatës, që Pedro të udhëtojë drejt Italisë dhe të firmosë kontratën me Romën, skuadër që do t’i bashkohet vetëm në përfundim të këtij sezoni.

Me afrimin e Pedros, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e Barcelonës e Kombëtares Spanjolle, Roma shton ndjeshëm eksperiencën në një grup që ka në përbërje shumë futbollistë të rinj të talentuar.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.