Rohde: Të reflektohet pse është e rëndësishme lufta për barazi gjinore

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, nëpërmjet një shkrimi në X ka thënë se në Ditën e Gruas duhet të reflektohet për rëndësinë e barazisë gjinore.

“Në ditën ndërkombëtare të gruas, është veçanërisht e rëndësishme të reflektohet se pse është e rëndësishme të luftojmë për barazi gjinore çdo ditë”, ka shkruar ai.

Rohde këtë e ka thënë teksa ka shpërndarë mesazhin nga Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila nëpërmjet një video thekson se sa më shumë gjithpërfshirje dhe barazi që të ketë për gratë, do të ketë po aq fuqi ekonomike dhe sociale.

Go to TOP