Pa kategori

Rohani: Irani mbështet planin evropian për fuqizim të marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka thënë se Irani mbështet një plan të fuqive evropiane për të forcuar marrëveshjen bërthamore nga e cila Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë.

Duke folur gjatë një takimi me kabinetin e tij në Teheran, Rohani ka thënë se plani i dërguar tutje nga presidenti francez, Emmanuel Macron i pamundëson Iranit sigurimin e armëve bërthamore, siguron mbështetje për paqe rajonale, largon sanksionet amerikane dhe parasheh rinisjen e eksporteve të naftës iraniane.

“Ne pajtohemi me kornizën e përgjithshme të hartuar nga evropianët”, ka thënë Rohani.

Franca, Britania dhe Gjermania, të trija vende nënshkruese të marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore, i kanë kërkuar Teheranit të bëhet pjesë e bisedimeve për një marrëveshje të re, të lidhur me atë të vitit 2015.

Rohani i ka bërë këto komente në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Teheranit dhe Uashingtonit, pasi Trump është tërhequr një vit më parë njëanshëm nga marrëvesha bërthamore.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj Iranit, duke i pamundësuar rritjen e naftës dhe i kanë dëmtuar rëndë ekonominë.

Nga ajo kohë, Irani ka nisur të mos zbatojë në tërsi marrëveshjen bërthamore, e cila parasheh frenimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Rohani ka thënë se Irani nuk ka qenë kurrë në kërkim të zhvillimit të armëve bërthamore.

“Rruga nuk është e mbyllur, rruga është e hapur sërish”, kurdo që konsiderohen të drejtat e kombit iranian në negociata, ka thënë Rohani.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë më 2 tetor se ndonëse plani i presidentit Macron nuk ka përfshirë qëndrimet e Iranit, “është e nevojshme që negociatat të vazhdojnë në mënyrën e duhur. Ne do të vazhdojmë komunikimin”.

Pa dhënë detaje shtesë, Zarif ka thënë se edhe kryeministri japonez, Shinzo Abe është duke bërë përpjekje të ngjashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.