Show Biz

Roboti me fytyrë të Arnold Scwarzeneggerit

Në hapësirat e konferencës CES, vizitorët kanë mundësi të takohen me robotin “me fytyrë” të Arnold Schwarzenegger, i cili tregon barsoleta dhe u përgjigjet pyetjeve, si: “Cili është shteti më i madh në botë” e “Çfarë mendon për njerëzit?”.

Kompania ruse e zhvillimit të robotëve, “Promobot”, këtë robot të njohur e ka quajtur “Android Robo-C”.

Nuk është hera e parë që “Promobot” paraqitet në këtë konventë, por kjo është hera e parë që prezantohet me robotin Android Robo-C.

Ai është paraqitur si asistent antropomorf i zyrës, puna e të cilit është që të t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve, ndërsa e ka mundësinë të lidhet edhe me pajisjet ‘smart’ të shtëpisë.

Prodhuesit e këtij roboti shpresojnë të shesin rreth 100 robotë deri në vitin e ardhshëm, por nuk do të jetë punë e lehtë pasi çmimi i një roboti të tillë është 25.000 dollarë (22.500 euro).

Nuk ka dyshim që frymëzimi u ka ardhur nga filmat “Terminator”, ku Schwarzenegger luan rolin e robotit nga e ardhmja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.