Hi Tech

Roboti Atlas tani e tutje edhe si gjimnast

Kompania amerikane “Boston Dynamics” ditë më parë publikoi një video në të cilën prototipi i saj më i njohur – roboti Atlas, kryen akrobacione të papara. Pasi ta shikoni videon, frika që mund ta ndieni është mjaft e kuptueshme.

Në performancën e fundit, Atlas e përdor gjithë trupin e tij për ta kryer një seri manovrimesh të cilat deri më tani kemi mundur t’i lidhim, për shembull, me gjimnastikën dhe edukimin fizik të qenieve njerëzore, shkruan KOHA Ditore.

Image

“I krijuam këto lëvizje duke e përdorur një algoritëm të optimizuar i cili i shndërron përshkrimet komplekse të manovrave dinamike në lëvizje aty ku ato janë të mundshme. Niveli i suksesit të lëvizjeve të përkryera të Atlas, të cilat janë më të mira sesa lëvizjet e implementuara më parë, është rreth 80 për qind”, theksuan nga kompania Boston Dynamics.

Image

Përndryshe, roboti Atlas u krijua në vitin 2013, ndërsa u konceptua si një makinë humanoide e aftë për kërkim-shpëtim të njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.