Robinson takohet me Gresa Caka, Gjykata Kushtetuese jepddetaje çka u diskutua

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka  Nimani, ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), z. Todd D. Robinson.

“Pasi që e falënderoi për vizitën, Kryetarja Caka – Nimani e njoftoi z. Robinson me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për progresin e arritur në gjyqësinë kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend, si dhe për raportet e mira të bashkëpunimit me gjykatat homologe në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e SHBA-ve i ka ofruar Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për konsolidimin e rendit dhe ligjit në vend.

“Ndihmës Sekretari i Shtetit, z. Robinson, e falënderoi kryetaren Caka – Nimani për mikpritjen dhe vuri theksin në përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në përkrahje të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të punës që ajo bën në forcimin e sundimit të ligjit dhe të vlerave demokratike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Go to TOP