SPORT

Roberto Martinez vazhdon kontratën me Belgjikën

SAINT PETERSBURG, RUSSIA – JULY 09: Roberto Martinez, Head coach of Belgium speaks to the media at Saint Petersburg Stadium on July 9, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez, ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën e tij deri pas përfundimit të Botërorit 2022. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Belgjikës.

Martinez do të luajë rolin edhe të drejtorit teknik te Federata e Futbollit të Belgjikës.

“Bisedimet për rinovim të kontratës së seleksionuesit, që skadonte më 30 qershor, kanë vazhduar për një kohë dhe vazhdimisht atmosfera ka qenë konstruktive. Kriza e koronavirusit ka shtyrë pak procesin, por vazhdimi i kontratës tash është konfirmuar dhe është zyrtare. Kjo e lejon Roberto Martinezin ta vazhdojë punën, të vendosë themelet për të ardhmen e futbollit belg dhe të stërvitë pasardhësin e tij që do ta marrë drejtimin pas Botërorit 2022”, është thënë nga federata belge.

Martinez 46-vjeçar do ta mbajë një konferencë për media më vonë të mërkurën. Ai do ta drejtojë Belgjikën fillimisht në Evropianin e vitit të ardhshëm, ku Belgjika gjendet në Grupin B me Danimarkën, Finlandën dhe Rusinë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483