SPORT

Roberto Mancini flet para ndeshjes me Uellsin, synon vetëm fitore

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur në prag të ndeshjes Itali-Uells.

Italia ka dy fitore, gjashtë gola të shënuar, zero të pësuar dhe mbi të gjitha gjashtë pikë në dy ndeshjet e para.

Pas paraqitjeve bindëse kundër Turqisë dhe Zvicrës, Italia përballet me Uellsin për ndeshjen e tretë të Euro 2020.

Do të jetë ndeshja vendimtare për vendin e parë të grupit, me Italinë që nuk do të bëjë asnjë llogaritje në lidhje me tabelën e rezultateve nga raundi i 16 e tutje por ata do të synojnë të mbyllin fazën e parë të turneut me pikë të plota.

Ne duhet të vazhdojmë të luajmë siç kemi bërë gjithmonë, duke qenë ofanzivë dhe duke bërë gjëra në më të mirën tonë. Është një ndeshje e rëndësishme, ne duam ta përfundojmë grupin të parët. Disa futbollistë janë të lodhru dhe do të ketë ndryshime në formacion”, tha tekniku italian  për Sky Sport.