SPORT

Robben drejt skuadrës së njohur italiane

Pas skadimit të kontratës së tij me Bayern, thuhet se lojtari i njohur Robben i është ofruar skuadrës së Lazios.

Sipas ‘Calciomercato’, përfaqësuesit e Robben kanë kontaktuar me skuadrën nga kryeqyteti italian, duke iu bërë me dije atyre se klienti i tyre është i interesuar t’iu bashkohet gjatë verës.

35 vjeçari holandez do të jetë i gatshëm nga 30 qershori, pas përfundimit të një dekade me skuadrën nga ‘Allianz Arena’.

Interesim për anësorin holandez ka ardhur edhe nga ish skuadra e tij, PSV Eindhoven.

Shfaq më shumë
//oackoubs.com/4/3473483