Kosova

Rizani: Imri Ahmeti qyqar e injorant

Kryetari i degës së PDK – së në Lipjan, Hyzer Rizani ka reaguar në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ndaj kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti që po i bën injorim partive tjera veçmas PDK -së edhe në tubime përkujtimore të rënies së dëshmorëve dhe martireve në këtë Komunë duke mos i lejuar të lexohen telegramet të drejtuar familjarëve të dëshmorëve e martirëve të kombit, para të pranishmëve në akademi.

Postimi i plote:

Edhe në ditën e rënies të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ngelur vetëm kryetar i LDK-së. 
Ai, në mënyrën më të pazakonshme e qyqare, në mënyrën që vetëm atij i shkon përshtati, e privatizoi akademinë përkujtimore duke përjashtuar të gjitha subjektet e tjera politike. 
Në mënyrën e një diktatori të shkollës së vjetër, që populli ka kohë që e ka hedhur në koshin e plehrave, ai nuk lejoi që të lexohet as telegrami i PDK-së dega në Lipjan, drejtuar familjarëve të dëshmorëve e martirëve të kombit, para të pranishmëve në akademi.
PDK, do bëj çmos që këtij njeriu të shkollës së vjetër t’i shkurtohen ditët e kësaj qeverisje të keqe, qeverisje që po prodhon vetëm kriza dhe ndasi të ashpra qytetare.

Të nderuar qytetarë,

PDK Dekada e Re, do të mbetet e vetmja alternativë demokratike, e cila do bëjë çmos që të ndërtojë demokracinë e reale duke mos përjashtuar askënd e as vetë LDK-në që është nëpërkëmbur tmerrshëm nga një diktator si Imri Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.