Show Biz

Rita Ora, zgjedh një familje shqiptare për t’iu rindërtuar shtëpinë pas shkatërrimit nga tërmeti

Me të prekurit nga katastrofa natyrore që goditi pak ditë më parë Shqipërinë tashmë janë solidarizuar të gjithë.

Që nga njerëzit e thjeshtë, fytyrat publike e deri te yjet me famë botërore kanë nisur ndihmesat e tyre drejt shtetit amë, për të ndihmuar në rimëkëmbjen pas kësaj kësaj tragjedie.

Teksa Bebe Rexha ka konfirmuar ardhjen e saj më 2 dhjetor dhe një donacion deri në 100 mijë euro, Dua që së bashku me markën “Bond” po ndihmon në shitjen e bluzave për bamirësi – së fundmi edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora është lajmëruar për një ndihmesë të madhe.

RRita ishte ndër të parat yje botërore, e cila që në start kur dëgjoi për tërmetin, promovoi fondacionet e hapura online për të ndihmuar shqiptarët, dhe këtë e bëri përmes rrjeteve sociale ku ndiqet nga miliona njerëz dhe ndikimi i saj është vërtet i madh.

Ndërkohë, të mërkurën, artistja e lindur në Prishtinë e cila dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 29-të, publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram nga vizita e saj e fundit në Kosovë (prill 2019), ku shfaqej duke ecur rrugëve me baltë në disa lagje të varfra të Kosovës, që ajo i vizitoi së bashku me UNICEF-in.

Në mbishkrimin e imazheve, Ora bëri njoftimin se ajo së bashku në koordinim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, kanë bërë përzgjedhje ne një familjeje të prekur nga katastrofa, të cilës do t’i ndihmojnë me rindërtimin e shtëpisë së shembur nga tërmeti.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri !!! Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliaj, ne kemi vendosur të zgjedhim një familje që të sponsorizojmë për rindërtimin e shtëpisë së tyre gjatë shkatërrimit të tërmeteve në Shqipëri.

Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe me të vërtetë i respekton sugjerimet e tij për të udhëhequr me shembull. Unë sugjeroj që kush të mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose bamirësi ose një mënyrë për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala, dhe ne do të ndjekim përparimin e kësaj dhe kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë – ju lutemi klikoni në këtë lidhje në biografinë time në Instagram për të bërë të njëjtën gjë – të gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për këdo që është solidarizuar. Me gjithë dashuri, e juaja Rita”, ka shkruar artistja me renome botërore në Instagram.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.