Show Biz

Rita Ora uron kosovarët për 12-vjetorin e Pavarësisë

Këngëtarja e njohur ndërkombëtare dhe me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është kujdesur që t’ia urojë gjithë kosovarëve 12-vjetorin e Pavarësisë.

Ajo ka zgjedhur që këtë urim të veçantë në Instagram, ta bëjë me postimin e një fragmenti të këngës së saj hit “Shine Ya Light”, videoklipi i së cilës ishte xhiruar në vendin tonë.

“Urime 12-vjet Pavarësi KOSOVA jonë,” ka shkruar Ora në mesazhin e saj të shoqëruar me shumë zemra.

Kujtojmë se në përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Kosovës, Rita Ora, pati performuar në sheshin e kryeqytetit, duke e sjellë një koncert madhështor ku këngëtarja i interpretoi disa prej këngëve të saja më të njohura, si dhe vallëzoi edhe nën tingujt e muzikës shqiptare.

Mesazhe urimi për Pavarësinë e Kosovës, po ashtu kanë postuar anëtarët e tjerë të familjes Ora si, Vera, Elena dhe Oraniku.