Kosova.info

Rita Ora shfaqet më seksi se kurrë, vëmendjen e merr komenti i mamasë së saj

Rita Ora, është një ndër këngëtaret më të dashura mbarë botën. Ylli me origjinë shqiptare është goxha aktive në rrjetet sociale ku ndan për ndjekësit e saj foto nga më të ndryshmet.

Dhe së fundmi, Rita ka publikuar disa imazhe ku shfaqet mjaft sensuale. Me një fustan ngjyrë rozë të lehtë dhe një palë sandale ngjyrë lejla, e shtrirë në divan, këngëtarja mori komplimenta nga më të shumtat por komenti i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte i mamasë së saj, Vera Orës.

“Me këpucë në divan, nuk dëgjon”- komentoi ajo, ku i bashkangjiti dhe disa emoji duke qeshur.

Image

Kujtojmë se Vera Ora ishte e ftuar disa muaj më parë në një intervistë ku foli në lidhje me raportin e saj me Rita Orën dhe fëmijët e tjerë.

Duke u kthyer pas në kohë, kur fëmijët e saj ishin ende në një moshë të re, ajo rrëfeu se duke qëndruar në një vend të madh si Londra, në disa raste ka pasur edhe biseda apo debate të ashpra me vajzat e saj. Sa i përket Ritës, Vera Ora tha se ajo është shumë e komunikueshme dhe se shpesh i tregonte “më shumë se ç’duhet.”

escort mersin - izmir escort