Show Biz

Rita Ora publikon imazhe me bikini nga sauna, duke u relaksuar pak para nisjes së koncertit

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të perfomrojë sonte (e enjte), në një koncert special të mbajtur në nderim të DJ-të të ndjerë, Aviciit.

Ajo do të performojë në këtë koncert hitin e madh “Lonely together”, të cilin e solli në bashkëpunim me Aviciin pak muaj para se ai të ndahej nga jeta.

Ndërkohë, teksa pret të ngjitet në skenën e madhe të këtij spektakli që ka për qëllim vetëdijësimin e personave të prekur nga shëndeti mental, Rita po gjen kohë që edhe të relaksohet para koncertit.

Këngëtarja 29-vjeçare publikoi në InstaStory një fotografi, ku shfaqej duke pozuar me bikini në sauna, ku po kalonte pak kohë relaksuese para se të bëhej gati.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Pak meditim në saunë para koncertit sonte”, ka shkruar artistja e lindur në Prishtinë në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të huaja për lidhjen e re që ka nisur me aktorin Rafferty Law.