Show Biz

Rita Ora izolohet me miqtë në një fermë, ankohen fqinjët përreth

Fqinjët kanë ankesa për Rita Orën dhe miqtë e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është izoluar larg familjes së saj dhe ka zgjedhur të qëndroj me disa miq, shkruajnë mediat e huaj.

Megjithatë ferma në të cilën ata janë vetizoluar është vendi nga i cili thuhet se po dëgjohet më së shumti zhurmë.

Fqinjët madje janë ankuar se ka shumë zhurmë dhe dronë që ndjekin njerëzit.

Ritën madje e ka qortuar edhe një fermer pasi ajo dhe miqtë e saj hynë në tokën e tij private.

The Sun raporton se ylli mbërriti në shtëpinë e fermës më 21 mars para se kryeministri Boris Johnson të jepte urdhërin që Mbretëria e Bashkuar të shkonte në karantinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.