Show Biz

Rita Ora gjatë pushimeve në Ibiza merr vëmendjen me paraqitjen e saj

Ajo është ende në Ibiza me miqtë e saj dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

Rita Ora dukej me stil në çdo centimetër të saj kur u fotografua nga paparacët e veshur me një fustan të zi, teksa shikonte perëndimin e diellit në plazh me motrën e saj Elenën dhe nënën e saj, Vera të hënën.

Këngëtarja, 29 vjeçare, tregoi këmbët e saj të tonifikuara në veshjen asimetrike në të cilën shfaqeshin seksione të prera në pjesën e pasme të saj, shkruan DailyMail.

Rita plotësoi pamjen e saj me aksesorë ‘Gucci’ dhe një çantë të markës ‘Chanel’ në vlerë 3.550 £ (3.927 euro).

Duke i kapur flokët e saj bjonde në një tufë të lartë, Rita vuri një palë syze dielli të zeza dhe aksesoi veshjen e saj me shtresa të gjerdanave prej ari.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” dukej në disponim të mirë ndërsa u nis drejt plazhit pasi shijoi darkën në Sunset Ashram.

Rita do të përballet me 14 ditë karantinë kur ajo të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pasi qeveria mori këtë vendim për ata që vijnë nga Spanja, si masë preventive për përhapjen e virusit COVID-19. Bukuroshja bjonde në anën tjetër po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me regjisorin e njohur greko-francez 39 vjeçarin, Romain Gavras.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483