Show Biz

Rita Ora dhe Taika Waititi fotografohen për herë të parë si çift në Sydney

Për të së fundmi është aluduar për një lidhje dashurie me regjisorin, Taika Waititi.

Dhe Rita Ora është fotografuar sërish me fituesin e çmimit Oscar gjatë një shëtitje në Sydney, shkruan Daily Mail.

45-vjeçari shihej duke i mbajtur dorën bukuroshes bionde, teksa edhe puthjet mes dyshes nuk munguan.

Rita u shfaq e veshur me një fustan të zi, derisa për aksesorë zgjodhi një palë syze përmes së cilave nuk mund të vërehej qartë fytyra e saj.

Në anën tjetër, Taika u pa me një veshje shumë ngjyrëshe, derisa asnjëri prej tyre nuk kishte maskë mbrojtëse.

Çifti njëherësh u panë me kafe në duar, më pas u ndaluan në një lokal për të shijuar drekën.

Palët përndryshe edhe pse po shihen në momente intime së bashku, ende nuk kanë pranuar romancën.