Show Biz

Rita Ora akuzohet për falsifikimin e prejardhjes!

Kjo ardhur si pasojë e disa komentuesve në rrjetin social Twitter, të cilët zbuluan se këngëtarja është shqiptare, shkruan Daily Mail.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” më parë kishte rrëfyer për prejardhjen e saj, duke treguar se prindërit e saj kishin shkuar si refugjat në Londër.

Por, për shkak të stilit që ajo prezantonte në skenë dhe paraqitjet e saj, ka bërë që shumë kritikues të akuzojnë atë për ‘blackfishing’.

‘Blackfishing’ është term i cili përdoret për personat të cilët falsifikojnë prejardhjen e tyre, duke u përvetësuar një kulturë tjetër.

Postimet e këtij lloji kanë marrë mbi 100 mijë pëlqime, ndërsa Rita shihet me gërsheta të stilit afro-amerikane.

“Kur e zbulon se Rita Ora nuk është person me ngjyrë dhe që të dy prindërit e saj janë të bardhë. Ajo ka qenë duke falsifikuar prejardhjen”, ka shkruar një komentues. Ndërkaq, Rita dhe familja e saj ishin shpërngulur në Londër gjatë vitit 1991, gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë mijëra persona.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483