Show Biz

Rita me nënën bëjnë lëvizje provokuese me hitin ‘Zemër’ të Dhuratës

Rita Ora dhe Vera Ora kanë festuar duke kërcyer bashkë me këngën ‘Zemër’ nga Dhurata Dora.

Këngëtarja Rita Ora ka kaluar festat e fundvitit duke fsetuar me famlijen në një vend të ngrohtë.

Familja kanë ndarë vazhdimisht fotografi dhe pamje nga këto pushim, shumicën e të cilave i kanë kaluar në plazh dhe në jaht.

E pikërisht në darkën e Krishtlindjeve, ato sërish kanë zgjedhur të festojnë me këngë shqipe.

Është Vera ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga këto pushime, ku ajo bashkë me Ritën shihen duke kërcyer bashkë me këngën ‘Zemër’, super hitin nga Dhurata Dora.

Vera ka paralajmëruar me këtë video se po fillon për të ‘java e ditëlindjes’, ndërsa vetë Dhurata e ka uruar duke i shkruar në koment.

Edhe vitin e kaluar është postuar një video nga Vera, ku Rita shihej duke kërcyer me këngën ‘Valle Kosovare’ nga Shpat Kasapi e duke festuar Krishtlindjet me familjen në Londër.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483