Show Biz

Rita i bashkohet ngjarjes “Caring Foundation” në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Rita Ora është bashkuar në eventin “Caring Foundation” në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo ka qenë e pranishme në javën e modës në Paris, mirëpo shijoi ndryshimin e ritmit të dielën pasdite, kur iu bashkua Salma Hayekit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në ngjarjen “Caring Foundation”, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja e këngës “Hot Right Now” në ngjarjen e organizuar dukej e bujshme në një kostum me pantallona të fildishit dhe me një xhaketë me gjoks të hapur.

Rita mori pjesë në event me nënën e saj, Vera Sahatçiu, 55 vjeçare, e cila dukej e mrekullueshme në një fustan të zi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.