Kosova

Rinumërohen 60 për qind e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për EO se gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.

“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime”.

“Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%”.

Rinumërimi ka filluar javën e kaluar, ndërkaq pritet të përfundojë të hënën e ardhshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.