Kosova

Rinumërohen 469 vendvotime

Pothuajse jemi drejt fundit në procesin e rinumërimit të votave, shkruan kosova.info.

Janë rinumëruar 469 vendvotime ku kanë mbetur edhe 61 të tjera për tu votuar.

Këtë e ka bërë të ditur Valmir Elezi i cili ka thënë se pret që ky proces të përfundojë gjatë ditës së sotme.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.