Kosova

Rinumërohen 199 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar edhe dje rinumërimi i votave.

Rreth 200 vendvotime janë rinumëruar ndërsa kanë mbetur edhe pak më shumë se 100 për t’u përmbyllur rinumërimi.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për EkonomiaOnline, se deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së.

Votat e rinumëruara janë të rajoneve të ndryshme ndërsa ende nuk dihet se a ka pasur mospërputhje të mëdha të rezultateve apo jo.

Tri parti politike kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate