Rinovimi i francezit formalitet, sulmuesi qëndron te Barcelona
Ousmane Dembélé mund të qëndrojë te Barcelona edhe për shumë vite të tjera.
Pavarësisht sezonit të kushtëzuar sërish nga dëmtimet, mbrojtësi francez është një element kryesor në skuadrën e Xavit, i vetmi në sulm së bashku me Robert Lewandowskin.
Klubi katalanas, raporton “Sport”, i ka ofruar tashmë ish-it të Borussias së Dortmundit rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2027.
Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me klauzolën 100 milionë (50 nëse ushtrohet deri në fund të korrikut), Dembélé nuk do të largohet nga Katalunja.
Zyrtarizim i marrëveshjes pritet të ndodhë së shpejti.