Show Biz

Rina ndryshon pamje

Rina Balaj bën ndryshimin drastik në look-un e saj dhe duket super cool.

Të gjithë e dimë se reperes Rina Balaj i pëlqen shumë të luajë me look-un e saj.

Herë pas here ajo na surprizon me ngjyrë e flokëve, ashtu siç ka bërë edhe ditën e sotme.

Në InstaStory-n e saj Rina ka ndarë një video ku tregon look-un e ri, i cili na la me gojë hapur.

Reperja i ka lyer flokët e saj në ngjyrë bizele e jeshile të errët dhe duket se po i pëlqen shumë pamja e re.

“Nuk po luajmë këtu”- shkruan Rina krahas videos ku megjithëse nuk ia shohim portretin e plotë, sërish duket super cool!

Me siguri ky look duhet të jetë për ndonjë videoklip të ri, megjithatë reperja ende nuk ka zbuluar asgjë duke na lënë kuriozë dhe në pritje.

Tre javë më parë, Rina publikoi projektin e fundit në bashkëpunim me partnerin e saj, SinBoy, të titulluar “Tentacion” dhe sërish ka paralajmëruar projekte të reja me reperin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.