Rina Balaj publikon këngën virale “Edhe sa lot” në kanalin YouTube

Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj ka publikuar më në fund hitin e saj viral, “Edhe sa lot”.

Përkundër faktit që e kishte paralajmëruar javë më parë, Rina nuk e pati lansuar deri më tani këtë këngë në ‘YouTube’, por vetëm në ‘Spotify’.

Sekuenca disa-sekondëshe e kësaj kënge ishte bërë virale në rrjetin social “TikTok”, nga përdorues të shumtë, ndonëse ishte e pa publikuar.

Tani, artistja më në fund e ka publikuar edhe në “YouTube” për të gjithë adhuruesit e saj.

Ajo solli një klip mjaft të veçantë në këtë këngë, në një version të animuar, një projekt ndryshe prej herave të kaluara.

Go to TOP