Show Biz

Rina Balaj pozon pa grim, prezanton dukjen e saj natyrale

Kohëve të fundit, ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë dhe jo vetëm.

Fjala është për reperen Rina Balaj, e cila bëri rikthimin e fuqishëm në rrjetin social, Instagram, me shumë të reja, si nga ana profesionale e po ashtu edhe nga ajo personale.

Përveç këtyre, e njëjta është mjaft aktive dhe tashmë ndan me fansat postime të ndryshme.

View this post on Instagram

?

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

Së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë një imazh tërësisht pa grim, përmes të cilit prezanton dukjen natyrale.

Ky imazh duket se është realizuar në kohën kur këngëtarja ishte në pushime, atëherë kur ndërroi stilin e flokëve në blu.
“Shkruaj diçka për dashurinë ndaj vetvetes”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, duke pranuar komente të shumta nga fansat, përkundër se artistet rrallë guxojnë të pozojnë pa makijazh.

View this post on Instagram

*writes smth about self love*

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

Veç tjerash, Rina ditë më parë lansoi këngën e re “Tetancion” në bashkëpunim me reperin shqiptar i cili jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.

Me këtë të fundit e pranoi se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar më shumë rreth tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.