SPORT

Rikthehet Milot Rashica

E pritëm të ndodhë disa ditë më herët, por fatkeqësisht nuk doli ashtu.

Fjala është për rikthimin e Milot Rashicës, për të cilin megjithatë duhet të jemi të lumtur që o e shohim brenda fushave të blerta.

Werderi këtë fundjavë udhëton drejt Berlinit, aty ku do të ndeshet me Unionin, por një fat i mirë për ekipin nga Bremeni është se më në fund, pas një kohe, do ta ketë në rradhët e veta yllin e klubit, që javë më parë u shpall më i miri i sezonit të kaluar.

Ka qenë vetë, ish anëtari i Vushtrrisë e Vitteses, që përmes rrjetit social “Instagram” ka lajmëruar rikthimin në stërvitje, derisa shihet më i etur se kurrë për kontribut e gola të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.