Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Rikthehet magjia e Champions League: Milani i dënuar për fitore, PSG pret Newcastle

Fitorja është shpëtimi i vetëm për Milanin e Stefano Piolit nëse dëshiron të vijojë rrugëtimin në Uefa Champions League. Kuqezinjtë përballen me Dortmundin në transfertë, ndërsa paralelisht në grupin F luhet PSG-Newcastle.

Italianët vijnë pas një fitore minimale në kampionat, por dëmtimet vijojnë të jenë një problem, konkretisht 8 lojtarë nuk janë në dispozicion, mes tyre dhe ylli portugez Leao.

Edhe tek verdhezinjtë situata është pak a shumë e njëjtë, 5 mungesa dhe 4 lojtarë të cilët janë në dyshim për këtë kryesfidë. Në Parc de Prince, PSG pret Newcastle, ku në rast humbje, skuadra angleze do ti jepte fund ëndrrës. Në anën tjetër, një triumph do ti dërgonte parizienët në kuotën e 9 pikëve, një hap larg fazës me eliminim direkt.

Me interes pritet dhe Barcelona-Porto, të dyja ekipet udhëheqin grupin me nga 9 pikë. Ndeshja e parë u fitua minimalisht nga katalanasit. Në të njëjtin grup, Shakhtari pret Antëerpin.

Kampionët në fuqi të Manchester Cityt përballen me Leipzig në Angli, port ë dyja skuadrat kanë siguruar kalimin më tej. Në grupin G, Atletico udhëton drejt Holandës, ndërsa Lazio pret në shtëpi Celticun pa pretendime.

Go to TOP