‘Rikthehet’ ajri i ndotur në Prishtinë, nivele të dëmshme për shëndetin

Siç edhe zakonisht ndodhë, edhe në këtë sezon të dimrit duket se Kosova do të ketë probleme me ndotje të ajrit.

Aktualisht në kryeqytet ajri është tejet i pashëndetshëm.

Nivelet ndotëse sipas matësit të Ambasadës Amerikane tregojnë numrin 167, që është nivel i dëmshëm për shëndetin.

Gazrat nga makinat dhe djegia e qymyrit për ngrohje konsiderohet të jenë ndër problematikat kryesore të kësaj ndotjeje e cila mbetet e pazgjidhur për vite me radhë.

Madje jo rrallë herë, niveli i ndotjes është aq i madh sa që Prishtina radhitet e para në botë në këtë aspekt.

Go to TOP