SPORT

RIKTHEHEN ELIMINATORET EUROPA LEAGUE, EKIPET SHQIPTARE KËRKOJNË SUKSESIN

Sot do të zhvillohen shumica e ndeshjeve të rundit të dytë të kualifikueseve të Europa League-s ku plot gjashtë skuadra shqiptare (tri nga Shqipëria, dy nga Maqedonia dhe një nga Kosova) do ta kërkojnë kalimin e rundin e tretë. Në fakt marrë në pëegjithsi shorti nuk ka qenë aspak i mëshirshëm për disa nga ekipet tona të cilat do përballen me skuadra elitare të ligave më të forta europiane.

Ekipi i parë shqiptar që do të luaj sot është Renova e cila e pret skuadrën e madhe Hajduk Split nga ora 15:30. Në ora 16:00 Teuta e Durrësit do të provoj ta bëj surprizën e madhe, ta eliminoj Granadan nga LaLiga spanjolle.
Botosani nga Romania e mirëpret Shkëndijën e Tetovës nga ora 17:45. Kuq e zinjët me ngulm kërkojnë kalimim tutje ku me gjasë do të takohen me skuadrën e madhe angleze Tottenham e cila në këtë rund ka kundërshtar të lehtë në letër.

Skuadra ndoshta më me fat sa i perket shortit ishte Laçi, kundërshtari nga Izraeli, Hapoel Beer Sheva nuk duket skuadër e pakalueshme sidomos kur shtojmë faktin që ndeshja zhvillohet në Shqipëri. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00.

Në ora 20:00 fillojnë edhe dy ndeshjet e fundit të ekipeve tona, Kukësi e pret skuadrën e madhe Gjermane Wolfsburg në Air Albania ndërsa Drita luan si musafire e skuadrës maqedonase Sileks.
Përderisa këto ekipe kërkojnë kalimin në rundin e tretë kujtojmë që Tirana ka kaluar me short në rundin e katërt dhe ende është në pritje ta mësoj emrin e kundërshtarit. Në rast të kalimit të këtij rundi Tirana do futej në grupet e Europa League.
Urojmë që ekipet shqiptare sot të kenë sukses dhe të kalojnë tutje./ Anton Gjergji – Kosova.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483