Kosova

“Rikonfirojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi”, Kosnett në kujtim të masakrës së Reçakut

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka kujtuar masakrën e Reçakut në 22 vjetorin e saj.

Kosnett në një postim në Tëitter, ka shkruar se sot rikonifrmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi.

“Sot qëndrojmë me Kosovën në nderimin dhe kujtimin e viktimave të Masakrës në Reçak dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi për familjet dhe më të dashurit e tyre”, ka shkruar Kosnett. Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak, ku u vranë 45 civilë.