ROZË

Rihanna shkëlqen në New York

Javën e kaluar ajo pati një paraqitje të shkëlqyeshme derisa pozoi me një veshje prej leopardi për revistën “Interview”.

Ajo gjatë kësaj interviste ka pohuar se është në lidhje me biznesmenin Hassan Jameel dhe se në të ardhmen dëshiron të bëhet nënë.

Këngëtarja 31 vjeçare, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në bazë të paraqitjeve që ka bërë ditëve të fundit. Ajo ishte pjesë e një ndeje në New York dhe dukej e mahnitshme në një fustan të gjatë të zi.

Riri para pak ditëve është parë me të dashurin e saj Jameel, duke kaluar disa ditë të mira pushimi së bashku. Çifti zgjodhën si destinacion brigjet e Italisë, gjersa janë përcjellë vazhdimisht nga paparacët.

Ajo njëkohësisht është duke punuar edhe në albumin e saj të ri që pritet të publikohet shumë shpejt para fansave.