Show Biz

Rihanna plot stil

Këngëtarja e njohur, Rihanna, ka qenë duke paralajmëruar albumin e nëntë që dy vite me radhë.

Por, një realizim i këngëve nuk ka qenë i mundur deri më tani, pasi ajo ka qenë e angazhuar në biznesin e saj, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së enjte, ajo është parë në Los Angeles, derisa po dilte nga vendi ku ishte duke xhiruar klipin e ri.

32-vjeçarja derisa dilte nga hoteli, ka marrë vëmendje të madhe të audiencës, pasi ishte e veshur në mënyrë unike.

Në të më shumë dominonte ngjyra e bardhë, kurse kishte edhe disa dizajnë me ngjyrë të kafe, sidomos në bluzën me dekoltenë e hapur.

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, krijuesja e hitit “Work” mbante qafore argjendi në qafën e saj, përfshirë edhe vathë të diamantit. Rihanan përndryshe nuk ka lansuar më asnjë projekti muzikor, që nga albumi “ANTI” në vitin 2016.