ROZË

Rihanna është e lumtur për lidhjen me miliarderin Hassan Jameel ndërsa flet për mëmësinë

Ne të gjithë e dimë politikën e Rihanna-s kur është fjala për marrëdhënien e saj me biznesmenin e njohur saudit, Hassan Jameel – sa më pak njerëz të dinë aq më mirë për të.

Këngëtarja nuk shfaqet asnjëherë në tapetin e kuq e as nuk poston foto me të dashurin e saj, dhe citimet për të janë gjithnjë më të pakta. Ndoshta sa më larg syrit të publikut është ajo që i mban ata të qëndrueshëm.

Teksa u shfaq në kopertinën e revistës Vogue, Riri ka folur për një moment të rrallë dhe mjaft të sinqertë kur flasim për jetën e saj private.

Gjatë intervistës, fotot e Rihannas, Jameel dhe nënës së saj në një takim në Santa Monica, California, qarkulluan në internet dhe për këtë ylli nga Barbados tregon të vërtetën. “Po, unë jam duke u takuar me të”, ka thënë ajo. “Unë në fakt jam në një marrëdhënie që një kohë dhe po shkon vërtet mirë, kështu që unë jam e lumtur”.

Nuk janë të gjitha! Kur bëhet fjalë për mëmësinë, Rihanna tha se “pa dyshim” do të donte të kishte fëmijë.

Gjatë një videoje me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, themeluesja e Fenty Beauty u mahnit kur u pyet nëse ajo do të “dëshironte të bënte një fëmijë së shpejti”.

“Unë nuk mendoj vërtet për gjëra të tilla”, thotë Rihanna. “Plani i Zotit. Por, më pëlqen që të presim të gjitha thashethemet e shtatzënisë pas kësaj video”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.