SPORT

Rifillim i Serie-A, flet Totti: Për mua kampionati ka mbaruar

Tani në kohën e izolimit prej koronavirusit, futbollistët dhe ish-futbollistët për të qenë në kontakt me fansat e tyre hyjnë live në Instagram, duke biseduar mbi gjëra të ndryshme.

Legjenga e Romës, Francesco Totti pati një bashkëbisedim me ish-futbollistin e Bayern Munich, Luca Toni.

Totti u pyet se kur mendonte se do të rifillonte Serie-A. Ish-kapiteni i verdhekuqëve u shpreh se për të kampionati ka mbaruar.

“Kur do të rifillojë kampionati? Do të jetë një rrëmujë. Ndoshta mund të rifilojë në 3 ose 4 maj, por për mua kampionati ka mbaruar. Edhe në korrik, do të jetë e vështirë të rifilloi, “tha Totti, transmetuar nga Sky Italia .

Image