KULTURË

Ridvan Slivova, ekspozitë me fotografitë e Gollakut të vitit ’99

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës janë ekspozuar fotografi të shkrepura në vitin 1999, nga fotoreporteri Ridvan Slivova. Këto fotografi dokumentojnë jetën e banorëve të Gollakut gjatë këtij viti.

Kolona të civilëve shqiptarë, në zonën e Gollakut, janë disa prej pamjeve të kësaj ekspozite.

Në njëzet fotografi bardhezi dokumentohen përjetimet e qytetarëve të kësaj zone gjatë vitit 1999.

Autori i ekspozitës Ridvan Slivova thotë se çdo moment i dokumentuar në këto fotografi e ka karakteristikën e vet dhe shpërfaq frikën nga masakra.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se këto fotografi ngërthejnë vlerë historike dhe arritje artistike për të paraqitur mbijetesën e popullsisë civile.

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – jeta në qiell e najlon” është hapur me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe u cilësua e rëndësishme, sepse i kontribuon ruajtjes së kujtesës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.