Kosova

Richard Grenell pritet ta viztojë Kosovën të enjten

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën.

Mësohet se Grenell pritet të qëndrojë në Prishtinë të enjten, më 23 janar.

Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetëror.

Njëkohësisht, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pret që i dërguari special i i Donald Trumpit ta vizitojë Beogradin në ditët në vijim, transmeton Klan Kosova.