Richard Grenell: Joe Biden dështoi, popujt e Ballkanit meritojnë një President amerikan që i kushton vëmendje

Ish i dërguari i ish-Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, e cila u nënshkrua në zyrën e ish-Presidentit Donald Trump.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se afati i kësaj marrëveshje ka skaduar dhe se administrata e Joe Biden dështoi, ndërsa  popujt e Ballkanit shprehet ai meritojnë një President amerikan që i kushton vëmendje.

“Ajo që ne u përpoqëm të bëjmë, ajo që presidenti Trump u përpoq ishte të sillnim së bashku të dy shtetet dhe për 1 vit u ndalën fushatat e njohjes dhe mos njohjes dhe ata premtuan se për 1 vit do të bisedonin.

Fatkeqësisht ky përkushtim ndali në shtator të këtij viti. Biden nuk u përpoq që ta shtynte atë moment marrëveshjeje ku të dyja palët do të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe të shikonin përpara. 

Nuk ka pasur përpjekje nga Shtëpia e Bardhe për të sjellë Serbinë dhe Kosovën së bashku në këtë marrëveshje të mrekullueshme. Shpresoj që ata do ta kuptojmë mundësinë e madhe që u kemi dhënë dhe se u kemi dhënë mundësinë të zgjidhin disa nga këto probleme”, deklaron Grenell.

Marrëveshja njëvjeҫar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në prani të ish-presidentit Donald Tramp skadoi ne 5 shtator.

Ne ate marrevesgje Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa, kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Pas skadimit të këtij moratoriumi, Departamenti Amerikan i shtetit inkurajoi në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Kosovën dhe Serbinë “që të vazhdojnë moratoriumin”.

Go to TOP