Kombëtare

Haradinaj: Na duhet përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar disa takime në qytetet e Kosovës.

Në mesin e tyre Haradinaj, vizitoi edhe qytetin e Skenderajt.

Ai tha se prioritet i tij është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend.

“Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dal asnjëherë para gjyqit”.

“Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe anëtarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë. U zotova se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën”.

Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e…

Posted by Ramush Haradinaj on E Diele, 31 Janar 2021