Rajoni

Rezultatet paraprake për Tuzin të kthyera në mandate

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tuz shpalli sot rezultatet paraprake të zgjedhjeve të djeshme në Komunën e Tuzit, sipas të cilave Forumi Shqiptar është fitues me 16 vende në kuvendin lokal.

Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka 10 mandate, Partia Boshnjake (BS) 4, Socialdemokratët (SD) 1 mandat dhe Demokratët 1 mandat.

Rezultatet paraprake duhej të shpalleshin mbrëmë, por kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Shtjefën Ujkaj, refuzoi t’i nënshkruajë ato dhe nënshkrimin e rezultateve e bëri sot.

TCH

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483