Kosova

Rezultatet e testit PISA, Bytyqi: Nuk e kemi pritur këtë rezultat

Kosova është radhitur ndër të fundit në testin ndërkombëtar PISA 2018, njofton kosova.info.

Për këtë rezultat ka folur edhe ministri në detyrë Shyqiri Bytyqi i cili tha se nuk i kanë pritur këto rezultate.

Ai tha se kanë bërë shumë përpjekje në organizimin e testit PISA mirëpo nuk e kanë pritur këtë renditje.

 “Ajo çka pritur nuk kemi rezultatet të mira, jo atë që kemi pritur, kemi bë përpjek më të madh që të organizojmë testin PISA, kishim veç tre muaj”.

Sipas rezultateve në lexim, matematike dhe shkencë Kosova radhitet në vendin e 3 nga fundi.

Kosova, ka lënë mbrapa vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet. Vendin e parë e mban Estonia e pasuar nga Kanada dhe Finlanda.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483