SPORT

Rezultatet e të gjitha takimeve në NBA: Këndellen Lakers

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa prej skuadrave që u munduan shumë për të arritur deri te fitorja.

Los Angeles Lakers është këndellur më në fund, duke triumfuar me mjaft mund ndaj Denver Nuggets, 93-98.

Fitore të madhe në këtë rreth mori edhe Golden State Warriors që fitojë përballë New Orleans Pelicans me rezultat 123-108.

Pa pikët e plota nuk është larguar as Utah Jazz, që ia doli të triumfonte në shtëpi ndaj San Antonio Spurs, 110-99.

Chicago Bulls pësoi humbje në shtëpi përballë Philadelphia 76ers me rezultat 106-94.

Një takim tejet i zjarrtë ishte ai në mes të Indiana Pacers dhe Washington Wizards, me këta të fundit që fituan me 154-141.

Me vetëm shtatë pikë dallim, nga kjo javë triumfues doli edhe Orlando Magic që mposhti Detroit Pistons 119-112.

Fitore e mundimshme ishte edhe për Atlanta Hawks që fitoi ndaj Portland Trail Blazers me numrat 123-114.

New York Knicks bëri një hap të madh, pasi shënoi fitore ndaj Memphis Grizzlies me shifrat 118-104.