SHËNDETËSIA

Rezultatet e obduksionit tregojnë se virusi mbetet në trupat e pacientëve me COVID 19!

Një grup hulumtues kinez kanë publikuar analizat e obduksionit të 29 pacientëve me COVID -19 dhe kanë zbuluar se koronavirusi mbetet në mushkëritë e tyre pas vdekjes, raporton Kosova.info.

Autopsitë po ashtu kanë treguar dëmtime të rënda të sistemit imunologjik të pacientëve, që mund të jetë “faktor i rëndësishëm” i vdekjes së tyre, tha Vang Guikiang, ekspert për sëmurje infektive nga spitali i parë nga Universiteti i Pekingut, në një konference shtypi.

Vang tha se infeksioni jo vetëm që shkakton ndryshime serioze patologjike në mushkëritë e pacientëve, por rezulton fryrje në tubat e vegjël bronkial, gjë që e vështirëson frymëmarrjen. /Kosova.info/