Kosova

Rexhepi vazhdon të insistojë se ka qenë i mashtruar nga Hashimi e Dalladaku

Kadri Rexhepi ka mohuar se është i përfshirë në aferën e fajdeve dhe mashtrimit.

Ai thotë se u mashtrua dhe detyrua nga Rrahim Hashimi dhe Faton Dalladaku.

është protagonist në videot e publikuara nga Kohavisioni.

Në Ferizaj, ai ka treguar se si është njoftuar me këta persona. Ka mohuar se ia dha 200 mijë euro Kadri Veselit, e ato, sipas tij, ishin fjalët e të dyshuarit për fajde, mashtrim dhe detyrim, Rrahim Hashimi.

Ka treguar se kanë shkuar në Tiranë se bashku me Rrahim Hashimin, Faton Dalladakun dhe Ekrem Likën për ta takuar Kadri Veselin, por ky, sipas tij, ishte mashtrimi i radhës nga Rrahim Hashimi.

74-vjeçari Kadri Rexhepi, është i akuzuar për mashtrim, derisa për këtë rast ende nuk ka nisur gjykimi në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483