Kosova

Rexhep Selimi: Lidhja Demokratike e Kosovës ka mashtruar qytetarët dhe LVV-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka mashtruar qytetarët dhe LVV-në, si partnerë të koalicionit.

“Seanca e sotme e thirrur për të bërë një qeveri të re është edhe një tentativë për ta çuar përpara procesin për ta grabitur fitoren e qytetarëve të Kosovës, për të zhbërë verdiktin e sovranit të 6 tetorit. Ne sot kemi përballë ata që duan të bëjnë Qeverinë pa fituesin dhe pa qytetarin”, tha Selimi.

Selimi shtoi se LDK-ja i ka mashtruar edhe qytetarët, por edhe LVV-në si partner të koalicionit. “Në radhë të parë ju keni mashtruar qytetarin, ndërsa na keni mashtruar edhe ne si partner të koalicionit”, tha Selimi.