SPORT

Rexhbeçaj i pazëvendësueshëm në Bundesligë

Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj, e ka kompletuar edhe ndeshjen e tretë rresht në Bundesligë.

22-vjeçari të premten mbrëma luajti 90 minuta për Koelnin që barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Stuttgartit. Ndeshja i takoi javës së pestë të kampionatit gjerman.

Rexhbeçaj ka luajtur në të gjitha pesë ndeshjet, ndërsa tri të fundit i ka kompletuar. Ai po shfaq formë të mirë në qendër të mesfushës.